10.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Halil Kastrati do të rindërtojë shtëpinë e djalit të martirit nga Vushtrria që u bë “shkrumb e hi”

Humanisti Halil Kastrati, ka njoftuar se ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Pllana, pas zjarrit që mbrëmë shkatërroi shtëpinë e tyre në fshatin Dolak të Vushtrrisë.

Kastrati bëri të ditur se do të ndërtohet një shtëpi e re për familjen e Driton Pllanës, djalit të vetëm të martirit Sabri Hashim Pllana.

Ai theksoi se familja është prekur rëndë nga ngjarja, ndërsa ndihma për ta është marrë përsipër menjëherë pas rastit.

“SHTËPIA DO TI BËHET E RE! Mbrëmë flakët ia dogjën shtëpinë, por shpresa po i kthehet prapë. Pas rastit të rëndë në fshatin Dolak të Vushtrrisë, ku u dogj shtëpia e Driton Pllanës, djalit të vetëm të martirit Sabri Hashim Pllana, ne kemi marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së re për familjen e tij”, shkroi ai në ‘Facebook’.

Në reagimin e tij, Kastrati ka kujtuar se familja Pllana “dikur dha më të shtrenjtin për lirinë e Kosovës”, duke shtuar se është obligim moral që ata të mos mbeten vetëm në këtë situatë të vështirë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT