-0.4 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Hakmerret Serbia: Dëbon ambasadorin e Malit të Zi nga Beogradi

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, është hakmarrë, duke shpallur “persona non grata” ambasadorin malazez Tarzan Milosevic.

Menjëherë pasi Mali i Zi njoftoi se ka shpallur “persona non grata” ambasadorin e Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozovic, për arsye se kishte ndërhyre për një kohë të gjatë në punët e brendshme të këtij shteti, ka reaguar Serbia duke ndërmarrë të njëjtin veprim.

“Ambasadori Milloshevic është i detyruar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë në 72 orët e ardhshme,” thuhet në njoftim.

Si shenjë hakmarrjeje ndaj veprimit të Malit të Zi, shteti serb ka shpallur “persona non grada”, Tarzan Milosevic, ambasadorin malazez në Beograd.

“Me rastin e shpalljes së Ambasadorit të Republikës së Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozovic, një person non grata, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë veproi në një mënyrë reciproke”, thuhet në deklaratë, përcjellin mediat serbe.

Duhet theksohet se sot, MPJ’ja e Malit të Zi, për arsye të ndërhyrjes në punët e brendshme të këtij shteti, ka shpallur person të pa dëshiruar ambasdorin e Serbisë në Malin e Zi.

Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjellje dhe deklarata të papajtueshme me standardet e zakonshme të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë, ambasadori e quajti Asamblenë e paligjshme të Podgoricës në 1918” çlirim “dhe” vullnet të lirë “. të popullit malazez ‘”, thuhet në arsyetimin e Ministrsë së Jashtme të Malit të Zi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT