20.4 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Haki Abazi: ShBA-të po e izolojnë Kurtin, një gjë e tillë do të ndodhë deri kur fillon zbatimi i Asociacionit

Ish-deputeti i VV’së, Haki Abazi thotë se kryeministri Kurti do të jetë i izoluar nga ndërkombëtarët.

Abazi këtë e tha në një prononcim për GazetaBlic ku komentoni biseden e djeshme të presidentes Osmani me ndihmëssekretarin e Shtetit, O’Brien, ku folën për dialogun.

Abazi shton se, kryeministri Kurti do të jetë në pozitë të tillë deri në momentin kur do të vendos të zbatojë Asociacionin.

“Është sinjal i qartë që kryeministri Kurti është i izoluar deri në momentin që nuk përmbush premtimin e tij, të dhënë në Brukesel e në Ohër për realizimin e Asociacionit”, tha Abazi për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, biseduan më 1 prill për rregulloret monetare në Kosovë dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukseli

O’Brien shkroi në rrjetin social X se “ne biseduam për rëndësinë e zbatimit të rregulloreve monetare, në mënyrë që ato të jenë në dobi të të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë të komunitetit pakicë serb”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT