8.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Haki Abazi i bashkohet AAK-së?

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë që ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, t’i bashkohet AAK-së si aderim për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shkurt.

I ftuar në Pressing të T7, Haradinaj ka folur për shumë çështje, dhe ndër të tjera është pyetur edhe për deputetin Abazi, i cili është tash deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

“Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës, shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Rreth mundësisë që Abazi t’i bashkohet AAK-së në listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj ka thënë që “është e mundur, do ta kisha për nder bashkëpunimin me Hakinë”.

“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur”, u shpreh ai.

Abazi kishte qenë njeri i afërt i kryeministrit Albin Kurti, por më vonë marrëdhënia e tyre u prish dhe Abazi doli nga Vetëvendosja për t’u bërë deputet i pavarur, dhe që atëherë ai ka pasur kritika të shumta për Kurtin dhe qeverisjen e tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT