6.6 C
Mitrovice
E premte, 3 Prill, 2026

Hajredin Kuçi: Në shkollë fillore dhe në të mesmen i kam pas krejt 5-she

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka folur së fundmi për fëmijërinë e tij, konkretisht shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Kuçi ka thënë se ai ka qenë nxënës shumë i mire dhe nga klasa e parë deri në mbarimin e shkollës së mesme i ka pasur të gjitha 5-she dhe asnjë 4-she.

“Prej klasës së parë deri ne fakultet i kam pas krejt 5-she. Nuk më kish marrë gjumi me marrë një 4-she. Unë nuk i kam meritu krejt 5-she”, ka thënë Kuçi në emisionin n’Konak, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk i ka merituar të gjitha 5-she.

Kuçi ka deklaruar se në lëndën e matematikës e ka ditur mirë.

“Matematikën e kam një prej marakeve që nuk kam shku”, ka deklaruar Kuçi.

Ai ka treguar se ka qenë babai i tij që nuk e ka lënë të shkojë në matematikë e elektro më vonë, dhe i ka thënë të orientohet në juridik. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT