Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Përveç të hollave, hajant shpesh ia mësyjnë edhe gjësendve me vlerë, që nuk zgjedhin formë e as metodë për t’i kapur. Kështu ka ndodhur së fundmi në një shtëpi në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë herë, një person arriti që të depërtojë brenda një shtëpie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku vodhi një armë, vlera e së cilës është rreth 1 mijë euro dhe arriti të ikë pa lënë ndonjë gjurmë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se rasti u denoncua në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili gjatë diëts së djeshme raportoi se shtëpia e tij ishte cak i vjedhjes. Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para hetusve policorë kuptohet se ai e zbuloi rasin pasi e kontrolloi vendin ku e kishte lënë armën në dhomë, të cilën nuk e gjeti më aty.
Sinjali mëson se viktima ka deklaruar në Polici se ka pasur leje për armën që e mbante dhe se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar që mund ta ketë vjedhur.
Pasi është denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.
/GazetaSinjali/