18 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hajnat thejnë kioskën në Mitrovicë, vodhën cigare dhe para me vlerë rreth 5 mijë euro

Një tjetër vjedhje e rëndë është shënuar në veri të vendit, ku një kioskë në Mitrovicë është thyer gjatë orëve të para të mëngjesit.

Burime të sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se sot, më 19 korrik 2025 rreth orës 01:30, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në kioskën “DEO Kole Kostiq” në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë Veri, duke thyer derën kryesore të objektit që ndodhet në një ndërtesë kolektive.

Ankuesi J.K. rreth 49-vjeçar, pronari i lokalit, ka rrëfyer se nga brenda janë vjedhur: • Tri paketa me cigare “Merlin Slims” (rreth 150 boksa) • Para në valutën dinarë, rreth 1500 euro • 500 euro para të gatshme (metalike)

Sipas deklarimit të tij, vlera e përgjithshme e dëmit arrin në rreth 4700 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante për ekzaminimet e para, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë në vijim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT