18.2 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Hajnat tentojnë të vjedhin në një lokal në Vushtrri duke dëmtuar muret: Policia konfiskon mjetet si dhe dy boca autogen



Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vushtrri ka ndodhur një vjedhje e rëndë në tentativë, ku disa të dyshuar kanë arritur që të depërtojnë në një lokal duke dëmtuar edhe muret, por që nuk kanë arritur të vjedhin asgjë, shkruan Gazeta Metro. 

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ankuesi kosovar ka njoftuar se persona të panjohur përmes një dritareje kanë depërtuar në një lokal, të dyshuarit përmes mjeteve të punës kanë dëmtuar edhe dy mure.

Pas aktivizimit të alarmit të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet të jetë vjedhur ndonjë gjë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: dy çanta me mjete të ndryshme të punës, kaçavida, çekanë, një shpuese, një prerëse e metalit, dy boca autogen etj.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Vushtrri, 26.05.2020 – 00:17. Ankuesi kosovar ka njoftuar se persona të panjohur përmes një dritareje kanë depërtuar në një lokal, të dyshuarit përmes mjeteve të punës kanë dëmtuar edhe dy mure. Pas aktivizimit të alarmit të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet të jetë vjedhur ndonjë gjë. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: dy çanta me mjete të ndryshme të punës, kaçavida, çekanë, një shpuese, një prerëse e metalit, dy boca autogen etj. Rasti në hetime nga njësitë relavante policore./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT