Në Mitrovicë e Vushtrri hajnat janë vënë në aksion natën e së martës.
Në rrugën Artim Jashari në Mitrovicë, një person ka informuar policinë se nga persona të panjohur iu është vjedhur vetura.
Rasti është nën hetime.
Në anën tjetër, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, një shtetas italian ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.