Një burrë nga Skenderaj ka raportuar në Polici se persona të panjohur me force kanë depërtuar në brendin e shtëpisë së tij.
Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se hajnat kanë arriut të vjedhin: një pistolet me leje përkatëse, 150 copë fishekë, një sasi stoli ari në vlerë rreth 5 mijë e 350 euro dhe 500 euro para kesh.
Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në rrugën “Gjergj Fishta”.
Me rastin po merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/



