13.8 C
Mitrovice
E premte, 10 Maj, 2024
spot_imgspot_img

‘Hajna, rrenca, llaskuca’- Syla: VV asnjëherë si ka pengu nepotizmi e korrupsioni, po fakti që nuk mujshin me vjedh vet

Gazetari Valon Syla komentoi raportet e fundit rreth nepotizmit në kompani publike ku pretendohet të jenë përfshirë deputetë të VV’së, me kritika e batuta.

Syla argumenton se ajo që është për t’u habitur vetëm ajo që konsideron paturpësia dhe hipokrizia e VV’së pasi janë dëshmuar si pushtet i korruptuar që moti aty ku kanë qeverisur.

“Këta të Vetëvendosjes janë tipa interesantë. Iu kujtohet nepotizmi e korrupsioni i partive të tjera, që e kanë emërtuar si “20 vjet”, po nuk e shohin veten të zhytur në nepotizëm e korrupsion tash e 10 vjet nga Kryeqyteti, Prizreni e deri te Qeveria deri në fyt.

Pse ku dallon rasti i fundit ky i asambleistit të Malishevës, ku implikohen deputetët Gani Krasniqi e Adnan Rrustemi, me rastet e “20 vjetëshit”?

Motivi i VV’së siç shkruan është për të grabitur si oportunistë që nuk e kishin rastin, e shtoi si zakonisht porosinë thumbuese për ata që besonin me naivitet në propagandën e kësaj partie.

“Këta asnjëherë nuk i ka penguar korrupsioni e nepotizmi si fenomen po vetëm fakti që vetë nuk mujshin me vjedh. Hajna, llaskuca e rrenca… Prej 2013 veç hajni, punësime partiake e klienteliste!”

Nginu Vetevendosje qitash”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT