Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar pasi deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli e mohoi se burri i saj, Ilir Dalipi i mori 52 mijë nga Ministria e Kulturës, duke u arsyetuar se ai më nuk është pjesë e organizatës përfituese “Defy Them”.
Sipas Gurit, tashmë drejtor i kësaj organizate është burri i motrës së deputetes Pacolli, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Fitore Pacolli po thotë që burri i saj nuk është më pjesë e “Defy Them” tash e dy vite, dhe se krejt këto janë shpifje. Hajde, po të besojmë, por vetëm na trego kujt ia ka lënë organizatën burri yt. Drejtor Ekzekutiv sot është Kombëtar Uskana, burri i Shqipe Uskanës. E Shqipe Uskana, për ata që nuk e dinë, është motra e Fitores. Pra, edhe nëse paratë s’i ka marrë burri yt, i ka marrë burri i motrës tane.”, ka shkruar Guri.
Deputeti i LDK-së i ka kërkuar sërish koleges Pacolli që t’ia kthejë paratë shtetit.
“Fitore, kthej paret– cent më cent!”, tha ai.
Guri tha se ka familjarizëm edhe brenda OJQ-së.
“Baxha ja ka lënë baxhës organizatën jo qeveritare për arsye që e kanë mendu mirë që nëse këta i marrin paret edhe aty figurom akoma burri i Fitore Pacollit është shumë skandaloze. Edhe çka kanë ba? Ja kanë lënë burrit të motrës së Fitore Pacollit organizatën.”, ka thënë Guri.