2.3 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Gurbetqarët çelin parti në Kosovë, regjistrohen zyrtarisht në KQZ

Në Kosovë është hapur edhe një parti e re, ajo quhet Partia Demokratike e Diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor të këtij viti.



Në këtë mbledhje të KQZ’së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës. Kështu Kosovës iu ka shtuar edhe një parti e re, përkundër që ka pasur numër të madh të partive në vend.

Gjatë mbledhje tutje sot është bërë e ditur se afati i fundit për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale është më 30 qershor.



Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike (ZRPK), tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT