32.8 C
Mitrovice
E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gruda: PDK-ja ia voton VV-së kandidatin për kryekuvendar vetëm nëse s’ka qenë ministër ose ministre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të votojnë për kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi por vetëm nëse ai apo ajo s’ka qenë ministër apo ministre e Qeverisë Kurti.

Ai tregoi se ky ka qenë parimi i PDK-së që nga fillimi dhe se do t’i qëndrojnë këtij parimi deri në fund.

Ne votojmë kandidatë që nuk kanë qenë ministra në Qeverinë Kurti. Ky ka qenë parimi ynë dhe kësaj i qëndrojmë”, tha Gruda mbrëmë në Klan Kosova.

“I takon VV-së që ta propozojë emrin, ne e kemi njohur këtë të drejtë nga fillimi dhe tani jemi në pozicion ku ata duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë që të mos bllokohet formimi i kuvendit”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT