Deputeti i PDK-së, Perparim Gruda, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për ngutinë që të procedohen ligjet e rëndësishme që lidhen me buxhetin.
Gruda ka thënë se është e pabesueshme me çfarë joseriozitetit po trajtohet buxheti.
“Është e pabesueshme që e bëni me kaq joseriozitet punën e buxhetit. Sot po na thu që s’mundemi me pas shumë debat. Me këtë seriozitet s’besoj që të lojnë në shpi tande me e trajtu ekonominë familjare e lëjë mo buxhetin e shtetit. Hera e tretë që na detyron me shpejtësi me i votu paret e krejt neve. Më falni po bëhet fjalë për Kosovën. Janë pare të Kosovës”, ka thënë Gruda.
“Kam prit shumë ma shumë profesionalizëm prej teje. Kam pas pritje të tjera. Unë besoj që t’i mundesh ma mirë se kaq. Hiqu nga agjenda politike, se je ministër i Financave, mundesh me e bo ma mirë këtë punë. Ministri i Financave të një vendi s’flet kështu”, ka shtuar ai.




