Një grua në Kaçanik ka sulmuar një burrë me copë të xhamit e sipas policisë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Burri që mbeti i lënduar ka pranuar tretman mjekësor bën me dije policia.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një copë të xhamit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.