22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Gruaja që përloti të gjithë: I dhurova 50 euro për Shqipërinë edhe nëse mbes pa ngrënë këtë muaj (VIDEO)

Gjyljeta Devolli mbrëmë përloti të gjithë me gjestin fisnik që përkundër sëmundjes së kancerit ndau 50 euro nga sociali i saj për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ajo në NIN të Klan Kosovës tha se ngjarjet tragjike të Shqipërisë e preken thellë prandaj edhe mori këtë vendim që për të dhe djalin e saj të vetëm nuk ishte i lehtë, njofton Klan Kosova. “Unë dje kam shkuar dhe e kam marrë pensionin dhe në mbrëmje jam ulur të shikojë Klan Kosovën dhe aty kam vendosur që t’i jap 50 euro. Thashë që edhe nëse s’kam me ngrënë këtë muaj s’ka me pasë problem”. Ajo tregoi edhe për sëmundjen që po përballen dhe gjendjen jo fort të mirë financiare. “Sëmundja ime është pak më e dalluar nga sëmundjet e tjera, por jam mbështetur te Allahu, ai ka fuqi të madhe”.

“Kam një djalë të vetëm dhe atë e kam rritur te prindërit e mi, për të cilën i falënderoj vëllezërit e mi që ma kanë rritur. Unë jam nënë dhe babë për djalin tim”. E mira iu kthye me të mirë dhe telefonata e mbrëmshme solli shumë të tjera në adresë të Gjyljeta Devollit. “Kam pasë thirrje të shumta nga Amerika, Kanada, Gjermania dhe shumë vende të tjera që i falënderoj të gjithë edhe pse nuk i njoh”. Një mërgimtar nga Zvicra që ka dashur të mbesë anonim ka dhuruar 5 mijë euro për të dhe disa mjekë nga Shqipëria kanë dalë vullnetarisht që të ndihmojnë për trajtimin e sëmundjes së saj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT