0.2 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Gruaja nga Mitrovica sulmohet nga qentë endacakë, operimi i pashmangshëm

Vahide Asllani po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, pasi të enjten i janë vërsulur disa qenë endacak.

Sipas saj, e gjithë ngjarja ndodhi në hyrje të shtëpisë së saj, në Zhabar të Mitrovicës.



Ajo nuk u kafshua nga qentë, por lëndimet trupore i pësoi në vendin nga ku edhe po ikte, njofton Klan Kosova.

Mjeku kujdestar në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, nuk deshi të flasë para kamerës për gjendjen e pacientes. Megjithatë, prapa saj konfirmoi se operimi për të në këmbë është i pashmangshëm.



Për ta shpëtuar nga kjo situatë, asaj në ndihmë i erdhi fqinji përballë.

I njëjti nuk dëshiroi të flasë për rastin, megjithatë konfirmoi ngjarjen.

TË FUNDIT

TË FUNDIT