13.3 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Gruaja në Kanadë klonon macën e saj që kishte ngordhur para dy vitesh

Pas dy vitesh dhe 4 tentimeve të dështuara një macë e racës ragdoll e cila i takonte një gruas në Kelowna të Kanadasë është klonuar me sukses.

Kris Stewart ka pranuar jo një por dy kotele të klonuara duke përdorur Adn’në e macës së saj që quhej Bear.

Stewart ka thënë se ajo ka dërguar Adn’në e macës së saj në ViaGen që është kompani me bazë në Texas që klonon kafshë shtëpiake pasi që ajo nuk i mbijetoi një aksidenti në moshën 5 vjeqare.

Stewar ka thënë se ajo besonte se maca e saj nuk ka jetuar aq sa është dashur, raporton CBC.

Procesi i klonimit përfshinë vendosjen e Adn’së së kafshës në një embrion i cili transferohet në një uterus e cila pastaj lind kotelet sipas Kerry Bowman bioeticiste e cila punon në Universitetin e Torontos./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT