18.6 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gruaja e Daut Haradinajt, Lola, uron bashkëshortin për ditëlindje: Me ty qesh, qaj, gëzoj e jetoj

Lola Haradinaj tashmë prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në shtypin rozë e në showbizin shqiptar.

Ndonëse dikur ka qenë në vëmendje si prezantuese e Lotarisë së Kosovës në RTK, ajo akoma po vazhdon të jetë shumë e komentuar për paraqitjet që bën në rrjete sociale.


E njëjta ndërkohë është përfolur shpesh edhe si bashkëshortja e politikanit të njohur, Daut Haradinajt.

Ky i fundit ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 44-të dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga partnerja.

Në një fotografi të përbashkët, biondja shtoi: “Urime ditëlindjen, me ty qesh, qaj, gëzoj, jetoj”.

Dyshja në janë janë të martuar prej më shumë se një dekadë dhe kanë dy fëmijë: Trojën dhe Davidin.

Muçaj – Haradinaj theksojmë se së fundmi moderoi emisionin e quajtur “VIP Dado” në Top Channel, Shqipëri. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT