Pas marrjes së ekspezitës nga instituti zviceran për vdekjen e Astrit Deharit, ka reaguar edhe e veja e tij Arta, e cila mes lotës ka thënë se nuk ia patën borxh askujt këtë dhimbje, dhe ka kërkuar të zbardhet në tërësi ky rast, shkruan Gazeta Metro.
Arta pas marrjes së ekspertizës zvicerane lidhur me vdekjen e bashkëshortit të saj, ku sipas familjarëve është konstatuar se Astriti është vrarë, ajo ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend.
Konstatimet e institutit zviceran në rastin Dehari: Hipoteza e vetëvrasjes së Astritit duket pak e vërtetë, nevojitet hetim i ri
“Unë besoj që drejtësisë duhet te marre me këtë pune dhe drejtësia do te shkoj ne vend”, ka thënë ajo.
Mes lotësh, Arta ka shtuar se “Nuk ia patëm borxh askujt këtë dhimbje”./gazetametro.net