13.2 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV ka një njoftim të rëndësishëm për fermerët

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka një një njoftim të rëndësishëm, pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë.

Sipas tyre, të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.



Përmes një komunikate për media, AUV ka thënë se mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.

“Raportoni në numrin: 0800 111 22 Pa pagese 24h

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:



 Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
 Mbani shpezët në kushte të mira,
 Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
 Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
 Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
 Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
 Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
 Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
 Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
 Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura”, thuhet në komunikatën e tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT