18 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Grimcat e pluhurit të Saharës janë duke ndotur ajrin në Kosovë



Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është rënduar cilësia e ajrit në vend.

Në njoftimin e publikuar nga ata thuhet se është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjike i Kosovës.

“Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM2.5 dhe PM10 është regjistruar në stacionet në Prishtinë (IHMK dhe Rilindja), Prizren, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë”.

“AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve aktuale meteorologjike në të cilat ndodhet vendi ynë. Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova aktualisht është nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

“Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër”, thuhet në njoftim.

Klan Kosova ditë më parë ka realizuar një storie lidhur me këtë dukuri:



TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT