Profesori universitar Blerim Latifi dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar në emisionin Pressing në T7 në lidhje me raportet e Kosovës me SHBA-në.
Syla ishte duke folur për sanksionet e mundshme amerikane ndaj Qeverisë së Kosovës dhe si shembull e mori ish-liderin e PD-së, Sali Berisha.
“A ka ndonjë informacion në lidhej se pse Sali Berishën të cilin nuk po e jepin. Por e ndalën atë”, tha Syla.
Këtu ndërhyri Latifi duke thënë se nuk mund të krahasohen këta dy politikanë.
“Nuk mund të krahasohet Sali Berisha me Albin Kurtin. Ai është që 30 vjet në pushtet. Kurti sapo ka ardhur”, tha Latifi.
“Nuk po e krahasoj, vetëm po e marr si shembull”, tha përsëri Syla.
“Është joparimore dhe nuk ka logjikë që të krahasohen”, tha përsëri Latifi.
Syla shtoi se nuk mund të krahasohet Kurti me Berishën, por vetëm e mori si shembull të sanksioneve amerikane.
“Nuk po krahasohen dhe nuk mund të krahasohet Sali Berisha me Kurtin,. Por nuk po e tregon per cka po e godet, me cfarë informacione”, tha Syla.
Latifi i përmendi përkrahjen që po merr Berisha nga amerikanë teksa tha se edhe shkrimi i analistit serb Dushan Janjic, që Grenell është lobist serb duhet të merret seriozisht pasi që ai nuk është spekulator.
“Ai Grenelli që po e përkrah ti, tash po e përkrah Sali Berishën. Janë kontradiktore ato që po thua ti. Dushan Janjic nuk spekulon. Mund të thuash cka duash, që 30 vjet bën analiza dhe nuk bën spekulime”, përfundoi Latifi. /Gazeta Express/




