12 C
Mitrovice
E premte, 31 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Grenelli për Kurtin: I solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët, veprimet e tij u dënuan nga Biden dhe NATO

Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell.

Kështu shkroi ai në një postim në “X” ku nxori një postim të Kurtit pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale: ku e kishte quajtur “një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës”.

Por, Grenell rikujtoi se Kurti “bëri beteja politike dhe veprime të njëanshme” e kësisoj, sipas tij, “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në pikë të ulët”.

“Ai u dënua nga liderët evropianë, të NATO-s dhe nga ekipi i Biden”.

“Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapseprapë u kritikua nga ta”.

“Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Grenell.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT