-5.3 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Grenell: Vjosa Osmani kritikon marrëveshjen vetëm pse nuk ishte në krye të delegacionit

Emisari Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar sërish kryeparlamentares Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Pasi Osmani tha se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por as politikanët që e kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit, Grenell ka goditur sërish kryeparlamentaren me anë të një reagimi në Twitter.

Grenell i ka thënë Osmanit se përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh dhe se për marrëveshjen nuk ka dhënë asnjë sugjerim, por vetëm kritika. Ai madje thotë se Osmani po i bënë këto kritika vetëm pse nuk ishte në krye të delegacionit të Kosovës në Uashington.

“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e meritave është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kujtojmë se edhe ditë më parë Vjosa Osmani kritikoi marrëveshjen, mirëpo kjo morri një reagim të ashpër nga Grenell në Twitter ku i tha se nuk keni dhënë asnjë kontribut për këtë marrëveshje edhe pse jeni në krye të institucioneve të Kosovës.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT