-0.4 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Grenell: SHBA’ja nxiti evropianët t’i kërkojnë Merkelit liberalizim vizash për Kosovën




Emisari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur evropianët për të vepruar dhe kërkuar liberalizim vizash për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Duke parë se një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, Grenell ka reaguar duke e shpërndarë një lajm në Twitter në lidhje me këtë çështje.

Grenell ka thënë se është një lajm i mirë, edhe në qoftë se liberalizimi do të ndihmoj vetëm disa industri të caktuara biznesi.

Ai thotë se fokusimi i SHBA’së në normalizimin ekonomik të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur evropianët, duke thënë se amerikanët janë të lumtur t’i shohin evropianët teksa udhëheqin.

“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka përfunduar Grenell, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Grenell sa herë që është kritikuar nga zyrtar të Brukselit rreth punës së negociatave Prishtinë-Beograd, ua ka rikujtuar atyre faktin që BE e ka lënë Kosovën si të vetmin shtet të izoluar pa liberalizim të vizave.//gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT