I dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për misionin, Richard Grenell, ka shpërndarë statusin e gazetarit Fitim Çeku, derisa Hashim Thaçi po fliste për përkrahjen e Trump ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Në statusin e Çekut thuhet se ‘‘Ish-Presidenti Hashim Thaçi i kujton popullit të Kosovës se njohja e parafundit e Kosovës erdhi nga Izraeli në Marrëveshjen e Paqes të Uashingtonit me punën dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Trump dhe Ambasadorit”, kështu bashkëngjitur edhe një pjesë të intervistës së fundit të Thaçit.
Ndërkaq Grenell ka përmendur avokatin Smith duke thënë se ishte ai që në vitin 2020 e arrestoi ish-presidentin Thaçi.
”Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”.
Jack Smith (yes, that one) arrested Thaci in 2020 when Donald Trump was working on the Kosovo-Serbia deal.
It’s so disgraceful that he is still in prison. It’s a sham.
The Hague is broken. https://t.co/6YrZ4iJbo8
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 28, 2025