25.9 C
Mitrovice
E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Grenell paralajmëron përfshirjen e Trumpit në temën e Kosovës, thotë se nuk i kthehen shkëmbimit të territoreve

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës.

Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.

I pyetur se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai ne Klan Kosova.

Tashmë disa herë në paka javë presidenti Trump ka përmendur ndërhyrjen e tij në raportet Prishtinë–Beograd, duke theksuar se SHBA-ja, nën drejtimin e tij, ka përdorur ndikimin e saj për të parandaluar një konflikt potencial mes Kosovës e Serbisë.

Deklaratën e tij të fundit, Trump e bëri dje në “Samitin e Paqes” mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke thënë se SHBA-ja ka ndaluar një konflikt të mundshëm në Kosovë dhe, sipas tij, me këtë veprim janë shpëtuar shumë jetë.

“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të nisë. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT