0.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Grenell paralajmëron, kjo i pret palët nëse ndonjëra është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit




I dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka dhënë lajmin e madh siç e ka quajtur ai, duke konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo duke shtuar se nëse palët largohen ata do të kthen në ‘status quo’, transmeton Gazeta Metro.

Grenell ka jepur lajmin se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ai  ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Washingtoni.

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, së pari duhet të bëjmë progres në rritjen ekonomike. Ky është fokusi. Shikoj përpara për këto bisedime”, ka shkruar Grenell.

Ndërsa sot Grenell ka bërë të ditur se se ka marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington.

Ai ka bërë të ditur se më 27 qershor në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, pritet të filloj dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas premtimeve që ka marr nga të dy qeveritë që të mos ketë fushatë për çnjohje.

“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell./gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT