Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar video urimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që është bërë sot në 14-vjetorin e pavarësisë.
Grenell ka shkruar se shpreson se mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë marrëdhënie më të ngushta në të ardhmen.
“Ne qëndrojmë me Kosovën dhe shpresojmë për marrëdhënie më të ngushta në të ardhmen”, shkruan ndër të tjera ai.
Hovenier në videon që ka publikuar sot në Twitter ka thënë se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën dhe se partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në vitet e ardhshme.
“Sot, Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë – 14 vjet shtet sovran dhe partner i besueshëm i SHBA-së. Arritjet e Kosovës për këto 14 vite janë asgjë më pak se të jashtëzakonshme. ShBA-të janë krenare ta quajnë Kosovë partner dhe mike e jona. Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, premtimi im për ju është ky : partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku. Sot qëndrojmë krah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për atë që keni arritur dhe mezi presim që të vazhdojmë përkrahjen deri shfrytëzoni mundësitë që ju presin. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”, ka thënë Hovenier.