Richard Grenell, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, i ka kushtuar vëmendje votimit të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, Grenell shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues në motivet e Kurtit.
Sipas Grenell, veprimi i sotëm i Kurtit i tregon botës aq shumë për të.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell ndër të tjera.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1386340089022717952






