Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell ka thënë se Vjosa Osmani po gënjen për raportet e saj të ngushta me administratën Trump.
Grenell, në një reagim në rrjetin social ‘X’ të martën mbi një postim që tregonte për deklaratat e dhëna nga Osmani lidhur me raportet e saj me ShBA-të, tha se presidentja në largim e Kosovës, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, përbëjnë një “ekip të tmerrshëm”.
Sipas ish-ambasadorit të ShBA-ve në Gjermani, Osmani është në gjendje të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell në ‘X’.
She’s lying.
The Kurti/Osmani team has been a disaster and we all see it clearly.
She will say anything for her own political survival. https://t.co/Qwzq8NbNDT
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 10, 2026



