7.4 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Grabovci e quan Kurtin mashtrues: Në historinë e Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në historinë e shtetit të Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do të mbetet si qeveria më e dështuar e cila i ka shkaktuar vendit pasoja të pariparueshme në rrafshin diplomatik.

Grabovci e ka cilësuar kryeministrin Kurti si një mashtrues dhe kryeministër të dështuar në të gjitha sferat. Ai po ashtu u ka bërë thirrje opozita që të unfikohet e të bashkëveprojë ndaj gabimeve të qeverisë.

Grabovci ka thënë se qeveria aktuale edhe në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm, është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar.

“Do të kisha pas dëshirë me sinqeritetin më të madh t’i numërojë të arriturat sukseset e çdo qeverie sepse është interes i vendit tim, i popullit tim, i familjes sime paraprakisht i fëmijëve të mi, por fatkeqësisht realiteti na thotë të kundërtën. Për mendimin tim e kisha përshkrua me një fjali të vetme, se nuk meriton të merrem më shumë: ‘në historinë e shtetit të Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar e mundshme në rrafshin diplomatik dhe pasojat që i ka shkaktuar vendit tonë janë të pariparueshme apo ndoshta do të na marrë kohë edhe shumë e shumë vite për tu rikthyer aty ku ishim’”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT