3.4 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Grabitja me armë në një pompë të Mitrovicës, Policia angazhon edhe qentë për kërkimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka angazhuar edhe qentë për kërkimin e personit që grabiti para në një pompë të Mitrovicës.

Një pompë derivatesh ka qenë cak i hajnave këtë mbrëmje në Kçiq të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të parave.


I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Policia ka angazhuar edhe qentë për kërkimin e tij.

Zahiti tha se deri tani nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar. Me rastin jan duke u marrë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti.

Më poshtë keni pamjet e Policisë duke e kërkuar personin e dyshuar me qen.

TË FUNDIT

TË FUNDIT