8.6 C
Mitrovice
E martë, 10 Mars, 2026

Grabiti Moneygramin në Mitrovicë me revole lodër, policia e arreston dhe ia konfiskon paratë

Një person ka grabitur një pikë të Moneygramit në Mitrovicë me një revole lodër. Lajmin për Express e ka konfirmuar Fexhrije Pllana nga Policia e Kosovës.

Pllana ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është gjetur një sasi e të hollave, bashkë me një revole lodër me të cilën dyshohet se e kreu grabitjen.



“E kemi një rast grabitjeje në rrugën Shemsi Ahmeti. I dyshuari fillimisht ka ikur, por Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe më pas ta arrestojë”, konfirmon Pllana.

“Të dyshuarit i është konfiskuar sasia e të hollave për të cilat dyshohet se i grabiti dhe një revole lodër me të cilën dyshohet se e kreu grabitjen”, tha Pllana.

TË FUNDIT

TË FUNDIT