9.3 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Grabitet me armë një market në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë

Në Mitrovicë një market është grabitur me armë zjarri, shkruan Mitrovica SOT.

Bëhet fjalë për një dyqan ushqimor në rrugën “Ferat Dragaj”. Ky është vetëm rasti i radhës në mesin e disa rasteve të tjera të kohëve të fundit të grabitjeve me armë.


Lajmin për Mitrovica SOT e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

Mësohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT