15 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gorani tregon një vic për dy funksionarë sovjetikë: Shoku Stalin është njeri i mirë

Gazetari Dukagjin Gorani ka folur për raportin në mes të mediave dhe pushtetit aktual në Kosovë.

Gorani në Pressing të T7 tha se Qeveria Kurti nuk duron asnjë kritikë dhe se i marrin kritikat si armiqësi ose gënjeshtër.


“Kjo lëkura e hollë e kësaj qeverie që s’mundet me duru asnjë kritikë, ndërlidhet me bindjen e tyre se këta e kanë mirë, kanë epërsi morale, që ne jemi burra dhe gra të mira dhe çdo kritikë nënkupton armiqësi, çdo kritikë nënkupton gënjeshtër. Andaj moralisht e marrë të drejtën me i sulmu mediat, opozitën, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha e drejta morale ma krijon mundësinë që jo domosdoshmërisht me i faktu akuzat që i bëj. Këso sjellje shkaktohen në shoqëri që udhëhiqen prej klerit. Kjo administratë o duhet të mësohet me kritika ose kemi me ardhë në një situatë, gati të një lufte me klerë. Që një vit krejt përplasja publike në mes kritikve dhe përkrahësve të qeverisë nuk po zhvillohet mbi atë që e thonë, konstruktimin faktual”, tha Gorani.

Tutje Gorani tregoi një barcoletë të kohës së Bashkimit Sovjetik duke e lidhur me situatën aktuale politike.

Ai tha se qeveria po pret që ta falenderojmë që nuk po vjedhin dhe shtoi se nuk janë aty për të mos bërë keq, por janë aty për të bërë mirë.

“Po ma çon mallin e një shtosi, një vici të kohës së Bashkimit Sovjetik. Dy funksionarë sovjetik flasin mes vete dhe njëri i thotë: shoku Stalin është njeri i mirë, tjetri i thotë pse, thotë e pashë sot në park e pa një fëmijë, e përkëdheli dhe shkoi. Ky e pyet e pse kjo e bën njeri të mirë. Tjetri ia ktheu: qysh pse, ka mundur ta vrasë. Që do të thotë, veë fakti që nuk bën keq, je njëri i mirë. Qeveria thotë, ne së paku s’jemi hajna edhe pret me i falenderu që nuk po vjedhin. Ti nuk je aty mos me bë keq, ti je aty me bë mirë”, tha Gorani./Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT