9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Gorani për tensionet Kosovë-Serbi: Jo çdo vendim i drejtë, është edhe i dobishëm

Analisti Dukagjin Gorani ka folur për vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë. Gorani e ka quajtur të drejtë vendimin e Ekzekutivit por ka shfaqur dilema lidhur me dobishmërinë e një mase të tillë.

“Dërgimi i policisë atje është i domosdoshëm sepse bëhet fjalë për një segment, një konfrontimi politik që ne e kemi me Serbi tash e sa dekada”, thotë Gorani.

“Unë pajtohem, ka qenë vendim i drejtë. Dilemat që i kam unë është, a është vendim i dobishëm? Jo dosido çdo vendim i drejtë është hisotirikisht e politikisht është edhe i dobishëm, strategjikisht dhe taktikisht’, shpjegon ai.



Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Zanati i politikës nuk përqendrohet ekskluzivisht në çuarjen përpara veç të vendimeve të drejta historike por edhe në arritjen e një qëllimi të caktuar, të një dobie. A do të jetë ky vendim i dobishëm, i drejtë patjetër është”, shton Gorani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT