Dukagjin Gorani ka komentuar në emisionin Pressing në T7 lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.
“Çka nëse zgjidhja nënkupton mundësinë e Kosovës për anëtarësim në institucionet relevante ndërkombëtare. Njohjen prej pesë shteteve të BE’së, mundësinë e anëtarësimit në NATO, mirëpo jo edhe njohjen e Serbisë”, pyet Gorani.
“Çka nëse të thotë sy Serbia se s’mundet me të pranu me kusht që edhe Asociacioni mos me pas shumë kompetenca ekzekutive, pra ndoshta kësisoji kish mund edhe me u udhëheq krejt logjika e procesit. Insistimi në njohje nga ana e Serbisë, vetëm nga ana e Serbisë po mendoj që është formulim sipas meje i gabueshëm, publik dhe shoqëror. Serbia nuk është vend i rëndësishëm me të njoftë, me të njoft është me rëndësi OKB’ja”, thotë Gorani.



