Komentatori politik Dukagjin Gorani, zhvillimet e fundit në politikën ditore kosovare i sheh si një simptomë të një problemi më të thellë të shoqërisë kosovare që duhet zgjidhur nga vet ajo, ndërsa mungesën e intervenimit të faktorit të jashtëm e sheh si të qëllimtë e në shërbim të arritjes së asaj zgjidhje.
Megjithëse, Gorani nuk duket se beson në kapacitetin e shoqërisë kosovare për të tejkaluar këtë krizë e vetme, e theksoi se kjo është e domosdoshme. Ndërsa, intervenimin ose mungesën e ndërhyrjes së SHBA’së e sheh si pasojë e denigrimit të vazhdueshëm të dhe koston e madhe për ta gjatë ndërhyrjeve por edhe benefitet karrieriste të politikanëve hipokrit që i kanë arritur.
“Kqyre, ma keq se me kanë i detyrum e i imponum prej ambasadës amerikane është mos me kanë i detyrum e imponum prej ambasadës amerikane. Edhe kjo shoqni e ka rreh gjyks 25 vjet që ne nuk na duhen imponimet prej jasht tahs po e kupton që nuk është as e aftë e as e pjekun dhe e vullnetshme me e respektu realitetin ligjor dhe politik që e ka kriju vetë”.
“Ne lëvdohemi kur na shkon për shtat ky realitet ligjor e politik ndërsa në momentin që nuk na përshtatet e bëjmë atë që bën secila shoqni që rrezikon të shndërrohet në shtet të dështum, që është kontestimi i legjitimitetit të institucioneve të veta. Kjo është sendi më i rrezikshëm që mundet t’i ndodhë një shteti.”
Ai theksoi me drojë dhe me skepticizëm se një skenar i tillë mund të shkojë deri në fund siç e sheh, të përfundojë në dhunë por ajo dramë po zhvillohet.
“Krizat e legjitimitetit gjithmonë kanë përfundura me gjak në trotuar. Gjithmonë. Unë nuk e di nëse popullata në Kosovë është e gatshme të shkoj aq larg, por e di që ajo që po ndodh në Kuvend është reflektim i një pezmi që ekziston shumë më herët e është shumë i thellë në shoqninë tonë. Janë dy mënyra të zgjidhjes së kësaj situate. Ose kjo shoqni mbledhet dhe pajtohet për një platformë të përbashkët, ose që thonë le të fitojë ai që ka cevin e barutit më të gjatë.”
Gorani e theksoi se është e nevojshme që kjo shoqëri duhet të zgjidhë këtë problem e të arrij konsensusin politik e të krijojë platformën pasi beson se kemi arritur në një pikë që partnerët ndërtkombëtar edhe ia përtojnë të investojnë por edhe për shkak të peshës së çështjes.
“Unë nuk besoj që edhe do të ketë intervenim ndërkombëtar, madje besoj që nuk do të ketë qëllimisht. Meqenëse edhe bashkësia ndërkombëtare ka qenë objekt i akuzave e i denigrimit me vite të tana kështu që çfarëdo ndërhyrje në proceset e brendshme politike të kësaj gjithmonë kanë nxitur pendim tek ata që merreshin me të. Gjtihmonë i ka kushtuar më shtrenjtë e panevojë se që duhej. Ne kemi mbetur vet për t’i zgjidhur ca probleme, të cilat historikisht nuk kemi qenë kurrë të gatshëm t’i zgjidhim meqenëse kurrë s’jemi përballur me to. Ne duhet të përballemi me njëri tjetrin për të arritur konsensusin e brendshëm.”/gazetametro.net