22.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Goli i zemrës time”, babai i Arbër Zenelit kujton super golin e shënuar nga djali tij ndaj Bullgarisë (VIDEO)

Arbër Zeneli kishte shënuar golin e parë për Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet e Kampionatin Europian dhe ky duket se është goli i preferuar edhe i babait të Arbërit.

Kosova nisi ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian në mars, teksa ndeshjen e parë e zhvilloi në ‘Fadil Vokrri’ dhe barazoi 1-1 ndaj Bullgarisë.

E ky barzim erdhi falë një goli tejet të bukur të shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 61-të.

Futbollisti mitrovicas shënoi në stilin e tij nga distanca.

E ky duke se mbetet goli i preferuar nga babai i tij, Avni Zeneli, i cili e ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Goli i zemrës time”.

Arbër Zeneli kishte pësuar lëndim në muajin qershor të vitit të kaluar në ndeshjen kualifkuese për në ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi.

Sulmuesi i krahut ishte detyruar që të largohet nga fusha në minutën e 39-të dhe që nga ajo kohë më nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Por, lëndimi tashmë i kalon të kaluarës dhe futbollisti mitrovicas pritet të rikthehet gjatë këtij muaji.

https://www.youtube.com/watch?v=MY4Hm69Uqa4&feature=emb_title

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT