Gazetari dhe analisti politik Dukagjin Gorani ka vlerësuar se retorika e përdorur nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të rezultojë si pengesë serioze në përpjekjet për krijimin e një shumice parlamentare.
Gorani theksoi se përdorimi i gjuhës fyese dhe ofenduese ndaj opozitës po i kushton Kurtit në aspektin e ndërtimit të koalicioneve të mundshme.
“Nëse ky grup nuk mund ta formojë Qeverinë do të jetë rasti i parë në histori ku goja ja ka bë, do të thotë goja e madhe dhe e flliqt jau ka mundësu të krijojnë partneritet, do të jetë rasti i parë historinë tonë politike ku një grup politik pëson dhe dështon ta krijojë shumicën parlamentare meqë flet pakujdeshshëm, papërgjegjshëm dhe në mënyrë të pafytyre”, ka thënë Gorani.