21.4 C
Mitrovice
E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Goditja e radhes për VV-në nga SHBA: Sekretari i ri i shtetit mik i Kosovës aplaudon administratën Trump për marrëveshjen e 4 shtatorit Kosovë-Serbi

I zgjedhuri për Sekretar të Shtetit i SHBA-së nga presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, Anthony Blinken, ka aplauduar administratën Trump për marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë, shkruan mitrovicasot.net

Blinken dha këtë vlerësim gjatë seancës së konfirmimit që po mbahet tani në Senatin amerikan.

“Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë administrata Trump jashtë të cilat i mbështes”, ka thënë ai.

“Duartrokas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Ju përmendet edhe punën e kryer mes Kosovës dhe Serbisë. Duartrokas edhe atë dhe punën që është bërë. Presidenti në zgjedhje ka kaluar kohë të shumtë në këto shtete në të kaluarën. E kemi përmendur disa herë punën që duhet bërë për të çuar Kosovën përpara, dhe me shpresë, edhe Serbinë. Dhe sigurisht të bëjmë aleatët që të investohen më shumë. Në fund, dua të shtoj se presidenti Trump kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj Kinës”, shtoi ai.

Ndryshe, marrëveshja e 4 shtatorit nuk ishte pritur mirë nga partitë opozitare në Kosovë e sidomos nga partia më e madhe në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje. Madje, Vetëvendosje ka paralajmëruar se me të ardhur në pushtet, nuk do ta zbatojë marrëveshjen.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT