1.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img

Goditja e madhe nga Amerika: Kurti shihet si pengues

Komiteti për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së ka mbajtur seancën e nënkomitetit me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Pjesë e këtij diskutimi, ku po japin qëndrimet e tyre janë Max Primorac, Bashkëpunëtor i Lartë i Kërkimit në Qendrën Margaret Thatcher, Luke Coffey, Bashkëpunëtor i Lartë në Qendrën për Evropën dhe Euroazinë në Institutin Hudson dhe Edëard P. Joseph, Lektor dhe Bashkëpunëtor i Lartë nga Universiteti Johns Hopkins SAIS.

Duke dhënë qëndrimet e tyre për situatën politike në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për Kosovën, ata u pyetën nga kryesuesi Keith Self se nëse e shohin Albin Kurtin si “pengues”.

“A e shohin burokratët e karrierës së Departamentit të Shtetit kryeministrin Kurti si pengues?”, pyeti Self.

Dy prej të pranishmëve u përgjigjen me po dhe një prej tyre tha “më shumë po se jo”.

“A do e mbështesni një raport të deklasifikuar të SHBA-ve mbi sulmin e militantëve serbë të vitit 2023 në Banjskë, me pyetjen për përfshirjen e Serbisë në këtë?”, pyeti tutje Self.

Të gjitha përgjigjet ishin “po”.

Po ashtu, të gjithë byrokratët e karrierës thanë se mbështesin “presionin” e SHBA-së ndaj Serbisë, në mënyrë që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

TË FUNDIT

TË FUNDIT