Presidenti serb Aleksandar Vucic sipas burimeve të mediave serbe të afërta me të cilat krenoheshin me atë se ai ka përqeshur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në Brdo në Kranje të Sllovenisë. Ai pas fjalës së presidentes kosovare është përgjigjur me arrogancë të madhe se lëre që nuk duan dialog por edhe janë të paaftë.
Presidenti serb Aleksandar Vucic akuzoi e përqeshi Presidenten kosovare Vjosa Osmanin-Sadriu para presidentëve të shteteve ballkanik se me ‘tregimin për drejtësi dhe gjenocid’ siç e quajti ai, po dërgon porosi ne nuk dëshiron dialog e kompromis, pasi shpreson se Beogradi do të frikësohet nga kërcënimet.
“E, nuk do të ketë asgjë nga kjo. Ndikim malinj, që është fjala e parë nga anglishtja që e mësoni, e kanë ata që duan të shkatërrojnë shtetet sovrane. Përpiquni që të arrini kompromis, e kjo që me akuza po kërcënoni, i bie që goditi miza ariun, siç thonë në popullin tonë” tha Vucic.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kishte theksuar gjatë takimit nevojën për diskutimit të krimeve të luftës në Kosovë të kryera nga serbët dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka potencuar Presidentja Osmani, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidentit./gazetametro



