14.5 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Godet Matoshi: Populli po e pshurrë pragun e Amerikës, se s’ka Qeveri pa popull

Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier bërë një ditë me parë ku ka thënë se nëse dëshironi t’i një klubi, atëherë mos urinoni para tij.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka kritikuar qeverinë Kurti për mosturajte të raporteve me aleatet që e kanë ngritur Kosovën nga asgjë.

Sipas tij, kjo qeveri duke u thirr në sovranitet është duke ‘sharruar’ në desovranitet, raporton gazeta10.

“Sa i përket deklaratës së Hovenier, kjo nuk është asgjë e re. Atij vetëm sa nuk i kanë dalë lotët prej zemërimit për hapat që i ka ndërmarrë qeveria e Albin Kurtit pa koordinim dhe pa njoftim edhe informim të aleatit tonë kryesore siç është Amerika. Ai me herët pati dal edhe pati thënë se jemi të frustruar, dhe njeriu i frustruar flet kështu”, ka thënë Matoshi.

“Kjo deklaratë e Hovenier nuk është e thënë për Qeverinë sa është për popullin e Kosovës. Ky popull duhet me pa se po e ‘pshurrë pragun ku po don me hi’. Kurrë një qeveri nuk mundet me bë këtë nëse nuk e ka mbështetjen e popullit”, ka thënë tutje Matoshi. /Gazeta10/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT