15.1 C
Mitrovice
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Glauk Konjufca tregon vështirësinë që e ka me Albin Kurtin

Dy shokët, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, sot mbajnë postet më të larta të vendit, por është një problem me ta kur vjen puna t’i drejtohen njëri-tjetrit.

“Zakonisht pak gjëra në jetë më duken të vështira po më vështirë po e kam t’i drejtohem Albinit kryeministër, bile mezi po mësohem kadalë-kadalë. Jemi mësuar me Albin. Kur po i them kryeministër po më duket si me i thënë më pak se Albin”, tha Konjufca në festën e ditëlindjes së partisë, njofton Klan Kosova.



Ndryshe nga kohërat e vjetra, Konjufca dhe Kurti sot u veshën në kostume për të shkuar te një vend shumë i dashur i tyre – shtëpia e themelimit të Vetëvendosjes.

“Vetëvendosje është themeluar pikërisht në këtë shtëpi dhe një kohë e gjatë ka kaluar, por nostalgjia po e bën të vetën”.

Postet dhe kostumet nuk ishin të rejat e vetme në shtëpinë e vjetër. Për dallim nga atëherë, gazetarët po i dëgjojnë me shumë vëmendje historikun e partisë që u bë e para në vend.



“Më kujtohet kur në një konferencë shtypi ishim me Albinin dhe pas një kohe e pamë që kishim mbetur duke folë njëri me tjetrin, sepse gazetarët vraponin shpesh dhe na lënin. Sepse vinte policia, prandaj. Kanë qenë peripeci, por që vlejnë. Po e mashtroj veten se jam i ri edhe këto ditë, por po e vërtetoj se jam njëfarë veterani, kur po ju shoh juve gazetarëve dhe vetëm njërin po e njoh që vinte në atë kohë”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT