Gjykata Themelore në Mitrovicë, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 14 ish – zyrtarëve policorë që akuzohen për marrje ryshfeti.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Avni Mehmeti, Ahmet Hasani është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 3000 euro gjobë, Arton Bimbashi është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Avdi Beqiri është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Avni Mehmeti është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Bojan Saviq është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Esat Haxhiu është dënuar me dy vite burgim dhe 3000 euro gjobë, Halit Shabani është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Jovica Trajkoviq është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Nazim Hamiti është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Rushit Hoti është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Sahit Hajdari është dënuar me dy vite burgim dhe 3000 euro gjobë, Sedat Haxhimehmeti është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Sllavisha Spasiq është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Zeki Shala është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë.





