7 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img

Gjykata Supreme e vërteton vendimin e Ministrisë së Arsimit: Nuk lejohet mbulesa islame në shkollat e Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e Rrjetit të Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” kundër Ministrisë së Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit (MAShTI) për mbulesën në shkolla, duke konfirmuar njëherësh kompetencën e MAShTI-t për rregullat e uniformës.

Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, duke thënë se nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesën islame.

E njëjta ka theksuar se me nenin 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vjetët e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë.

Gjykata Supreme e Kosovës ka shqyrtuar me kujdes bazën ligjore të aktit nënligjor normativ të kontestuar dhe ka vlerësuar se dispozita nga neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13, gjen mbështetje në Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar dhe në Ligjin nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

TË FUNDIT

TË FUNDIT